Luigj Marku, 39-vjeçari, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Oranews raporton se Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.
Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë
Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.
Prokuroria ka marrë edhe disa video për plotësimin e dosjes hetimore.
Luigj Marku bashk me Anton Zefin të cilët tashmë janë duke u hetuar edhe nga Policia e Shqipërisë kanë vazhduar me ofendimet dhe sharjet e tyre ndaj myslimanëve.
Në disa video të cilat janë publikuar më parë, Luigj Marku dëgjohet duke sharë myslimanët dhe duke thënë “rrnoft shkua”.
“Do i q*** ropt myslimanëve, ropt do t’ia shkërdhejmë, ju dektë në atë vorr, rroft shkau, rroft Izraeli doktori i vërtet i myslimanëve”, dëgjohet duke thënë Luigj Marku.
Ndërsa ofendimet e Anton Zefit janë më të rënda ai shanë në gjuhën shqipe dhe serbe duke thënë se do t’ia vëmë kryqin në ballë.
“Anton Zefi i dërguari i perëndisë për me ju q*** nanën myslimanëve të Shqipërisë. U ta q*** motrën, kryqin në ballë do ta mbajë. Ta q*** mallamajkën. Merre incizoje qoje tek milicia”, dëgjohet në këto video Anton Zefi.