Cristiano Ronaldo e ka paditur Juventusin. Portugezi po i kërkon klubit italian t’i paguajë deri në 19.9 milionë euro paga të mbetura që nuk i ka marrë gjatë izolimit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Sot avokatët e tij kanë dorëzuar të gjitha dokumentet në prokurorinë e Torinos dhe kanë nisur procedimin ndaj Juventusit.
Më herët të njëjtën gjë ka bërë edhe Paulo Dybala, i cili ka rënë dakord me Juventusin që menjëherë t’i paguajë tre milionë euro paga. Me këtë padi, Ronaldo kërkon të marrë paratë që duhet të merrte sipas kontratës dhe kishte pranuar të shtynte pagesën për periudhën pas pandemisë.
Ai kërkon paratë që i kanë premtuar
Juventusi uli pagat dy herë gjatë krizës së koronës. Së pari, në vitin 2020, ai uli pagat e të gjithë lojtarëve në mënyrë të barabartë për të kursyer para, sepse nuk kishte të ardhura nga biletat dhe ndeshjet, dhe më pas në 2021, drejtuesit folën me secilin lojtar individualisht për një ulje page.
Ronaldo fitonte 31 milionë euro pagë vjetore neto në atë kohë dhe pranoi të shtynte pagesën prej gati 20 milionë eurosh derisa të mbaronte pandemia. Juventusi nuk i pagoi asnjëherë ato para, ndaj Ronaldo vendosi të ngrejë këtë padi.