Përparim Rama: Më 1 tetor tri QMF në Prishtinë do ta bëjnë mamografinë falas

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se më 1 tetor, tri Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, do ta bëjnë mamografinë falas.

Rama tha se kjo është e rëndësishme në kuadër të kauzës për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

Ky është postimi i tij i plotë në profilin e tij në Facebook:

Të dashur qytetarë

Me 01 Tetor të gjithë duhet të vrapojmë për një kauzë shumë të rëndësishme, ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

Të nderuara, nëna, motra, gra bëni kontrolle në Qendrat tona të mjekësisë familjare, në tre QMF mund ta bëni mamografinë falas.

Kontrolli dhe zbulimi me kohë i sëmundjes mund të shpëtojë jetë!

Autobusët e Trafiku Urban Prishtinë tashmë kanë marë ngjyrë rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”.
Falënderoj drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku dhe po ashtu doktorët e bashkëpuntorët tjerë për punën e palodhshme që po e bëjnë për këtë kauzë të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *