Reperja e njohur shqiptare, Tayna pas angazhimeve të shumta profesionale, ditëve të fundit ka nisur pushimet.
Rap-artistja po qëndron në Miami dhe nga atje nuk kanë munguar pozat joshëse në bikini.
Edhe në një imazh të ri që ndau me 1.6 milion fansat e saj në Instagram, autorja e “Merri” ka vënë në pah linjat joshëse të trupit.
Tayna pozoi nga një jaht e veshur në bikini të zeza, ndërsa dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet tërheqëse.
Në foto, reperja nga Prizreni flokët i la të lëshuara sipër ndërsa kishte vendosur edhe një makijazh të lehtë.
Theksojmë që këto pushime të reperes vijnë pas koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore gjatë sezonit veror.
Ndërkohë, aktualisht Tayna po shijon edhe suksesin e këngës së fundit “Shqipet 2” që solli në fund të muajit gusht.