Adelina Ismaili reagon ashpër pasi u kërkua shoqërimi i saj në Gjykatë

Gjatë ditës së sotme në media u raportua se Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që këngëtarja Adelina Ismajli dhe motra e saj, Ema Ismajli, të sjellen me shoqërim në seancën e radhës në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Pas këtyre raportimeve ka reaguar vetë këngëtarja.

Adelina përmes një ‘Instastory’ ka sqaruar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sipas saj asnjë polici nuk është në kërkimin e saj e as të motrës së saj.

Këngëtarja ka sqaruar ato janë dëshmitare të rastit të ndodhur 15 vite më parë, dhe sipas saj ato kanë bashkëpunuar me institucionet e Kosovës për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu, ajo ka treguar se ato për 10 vite kanë dëshmuar në gjyqe dhe polici sa herë është kërkuar nga ato, që sipas saj edhe e kanë rrezikuar jetën e tyre nga bandat kriminale që i kanë kërcënuar pa ndalë.

Në fund këngëtarja ka falenderuar Policinë e Kosovës që kanë treguar gjithmonë korrektësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *