Nxjerrja e zhavorrit shkaktar kryesor i degradimit të lumenjve, gjykatat po shqiptojnë dënime të ulëta për dëmtuesit

Sfidat në rritje me vërshimet, shfrytëzimi dhe keqpërdorimet e lumenjve në Kosovë, ishin temë diskutimi të premten nga koalicioni i OJQ-ve në konferencën “Sfidat në zonat e mbrojtura të Kosovës dhe parqet kombëtare”, raporton Ekonomia Online.

Panelistët kanë ndarë perspektivat e tyre se si përdorimi i qasjes strategjike dhe bashkëpunimi i ndërsjellët mund të sjellë rezultatet dhe është efikas në këtë drejtim.

Menaxheri i Projektit në Demokraci Plus (D+), Selatin Kllokoqi, tha se nga monitorimet e bëra del se nuk ndërmerren masa të duhura për ruajtjen e lumenjve dhe se gjykata shqiptojnë dënime shume të ulëtat për dëmtuesit.

“BIRN ka shikuar lumin Mirusha dhe Drinin e Bardhë e ka dokumentuar dhe masat që nuk ndërmerren në ruajtjen e tyre si dhe praktikat gjyqësore nëpër Gjykata se si dënimet jepen në vlera shumë të vogla për dëmin që e shkaktojnë”, u shpreh ai.

Behar Mustafa nga BIRN, ka treguar për ndotësit kryesor në Drinin e Bardhë dhe në lumenjtë e tjerë. Sipas tij, nxjerrja e zhavorrit në pjesën e Drinit të Bardhë janë shkaktarë të degradimit dhe se kjo praktikë vazhdon ende.

“Ne kemi filluar me Drinin e Bardhë në Radafc ku buron ujë shumë i pastër por që ashtu vazhdon 30 metra. Fatkeqësisht ndotet nga kanalizimet dhe nga banorët”.

“Radafci nuk ka kanalizim dhe gjithë ai kanalizim derdhet në Drinin e Bardhë”, tha ai, teksa tha se gjendje e rëndë është edhe në fshatin Krampvik, ku atje banorët përdorin zhavorrin dhe e dëmtojnë Drinin.

Ndërsa për Slobodan Stosiç, menaxher i Projektit në Qendrën Avokuese për Kulturën Demokratike (ACDC), tha se gjobat e ulëta janë shkaktar kryesor të degradimit të lumenjve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *