Molliqaj: Veprimet e Speciales plaçkitje e paligjshme e pronave të ish-luftëtarëve, Qeveria s’po bënë asgjë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) Dardan Molliqaj tha se bastisjet e Speciales ditëve të fundit janë plaçkitje e paligjshme e pronave të ish-ushtarëve dhe familjarëve të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, e gjitha kjo është duke ndodhur nën frymën e Qeverise e cila nuk ka bërë asgjë për veteranët e familjarët e dëshmorëve të UÇK-së.

Këto komente i i bëri në protestën e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para bazës së EULEX-it në Fushë-Kosovë, për të kundërshtuar bastisjet e Speciales të kryera ditët e fundit në Kosovë.

“Sa herë që një organ që është i thirrur për të vendosur drejtësi e ka të pamundur që të bëjë një gjë të tillë atëherë fillojnë përndjekjet dhe stigmatizimet. Ajo që ka ndodhur ditëve të fundit ka qenë një plaçkitja e paligjshme e pronave të luftëtarët të lirisë të Kosovës e cila ka ndodhur nga Gjykata Speciale ose Dhomat e Specializuar nën pretekstin për të vendosur drejtësi e për të penguar padrejtësinë që mund të bëjnë ushtarët e UÇK”.

“Tani ata i kanë të gjitha provat i kanë të gjitha materialet. por nuk po mund të vendosin asgjë kundër ushtarëve të UÇK-së. Mos harroni që gjithë kjo po ndodh nën frymën e Qeverisë së Kosovës e cila është Qeveri e vetmja që nuk i ka ngritur të hyrat për invalidët e luftës, nuk i ka  ngritur të hyrat për familjarët e dëshmorëve, nuk i ka ngritur të ose i ka përjashtuar nga paga minimale veteranët. Dhe më e zeza prej të gjitha këtyre ose më e rënda prej të gjitha këtyre është  se nuk i ka financuar as protezat për invalidët e luftës”.

“Nuk është e rastësishme kjo nuk ka ndodh as një here nga asnjë Qeveri një veprim i tillë çfarë kjo Qeveri po e bënë prandaj kemi sulm të drejtpërdrejt nga Dhomat e Specializuar për t’i shantazhuar ushtarët e UÇK dhe kemi heshtje dhe denigrim të dinjitetit të kategorive të dala nga lufta, besoj që ky është një koordinim i dy anshëm i dëmshëm dhe i rrezikshme për atë që ne e quajmë vlerën sublime të shteti të Kosovës që është UÇK-ja”, tha ai.

Ndërsa ish-luftëtari i UÇK-së në zonën e Drenicës, Afrim Sogujeva, tha se është e pa pranueshëm ajo që është duke i’u bërë ish-ushtarëve dhe familjarëve të tyre. Sipas tij, kjo po ndodh pasi vendi nuk ka një Qeveri të mirëfilltë, raporton EO.

“Me i shkuar një veterani, një luftëtari, një bashkëluftëtari tim ose mu pa marr parasysh kujna me i hi brenda me ja konfiskuar dokumentet me ja konfiskuar telefonat, këta veç në Kosovë mund të bëhet. Me që nuk e kemi Qeverinë e mirëfilltë mund të bëjnë ata gjithçka”.

“Po tutna mos kanë me hasë një fjalë popullore thitë mos kanë me ‘hasë ne një hu leshtë’, se në qoftë se me vjen në atë mënyrë si janë duke vepruar me maska me ardh vallah s’kem çka me bë se s’po di a është kriminel, polic a çka është. Atëherë pasojat i bartin këta”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *