Edhe Zveçani pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Sot, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës, njoftoi Lëvizja Vetëvendosje.

Për vendimin që ka marr Komuna e Zveçanit ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

“Me iniciativën e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu si Zubin-Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Me iniciativën e asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ashtu si Zubin Potoku dje, edhe Kuvendi Komunal i Zveçanit sot votoi pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës.Posted byLëvizja VETËVENDOSJE!on Friday, September 15, 2023

Sipas procedurave vendimet e kuvendeve komunale do të dërgohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, për vlerësim të ligjshmërisë dhe pastaj pritet të dërgohet tek Asociacioni i Komunave të Kosovës për shqyrtim.

Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës më 22 gusht.

Gjatë ditës së djeshme edhe Leposaviqi e Komuna e Zubin Potokut, kanë votuar pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, pas Mitrovicës së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *