4 apartamente të djegura, pse u përhap me shpejtësi zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, shkak materiali i fasadës

Katër apartamente janë shkrumbuar krejtësisht në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Pallati 10-katësh ndërtuar në vitin 2021, rrezikoi seriozisht të shembej nga flakët që u shpërndanë thuajse në të gjithë strukturën e godinës së banuar, por fatmirësisht nuk shënuan të plagosur dhe asnjë humbje jete. Përhapja e flakëve në kohë rekord sikur të kishin hedhur benzinë, lidhet me materialin e ndërtimit.

Veshja e pallatit që është shkëputur pas flakëve, ka favorizuar përhapjen e zjarrit. Dyshohet se ka qenë materiali i ndërtimit i cilësisë së dobët që ka bërë që përhapur flakët të përhapen me shpejtësi duke sfiduar për tre orë punonjësit e zjarrfikëses.

Materiali dyshohet se ka qenë i llojit “lesh guri” i cili sipas ekspertëve ka në përbërje plastikë

Banorët e pallatit janë në pritje të ekspertëve të cilët do të kryejnë verifikimin e dëmeve nga zjarri si dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve. Pas zjarrit në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, është shoqëruar në polici administratori i pallatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *