Catherine Ashton sot viziton Kosovën

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton sot do të vizitojë Kosovën.

Ashton do të marrë pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit.

Televizioni publik raporton se Ashton do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndryshe Grupi për Ballkan sot do të presë Baroneshën Catherine Ashton dhe Ambasadorin Philip Reeker për diskutime në panelin e organizuar për të ardhmen e dialogut.

“Të ftuar janë gjithashtu një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile në vend. Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi ekskluziv i librit të Baroneshës Catherine Ashton “Dhe Pastaj Çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”, njofton Grupi për Ballkan.

Ndryshe Ashton nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë-Serbi.

Reeker ka qenë ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *