Persona të panjohur të veshur me fanella me simbole ruse, kanë shpalosur të enjten flamuj serbë tek konvikti i studentëve në veri të Mitrovicës. Këta flamuj janë vendosur pikërisht në vendin ku më parë kanë shkruar parulla nacionaliste përmes të cilave bënin thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
KosovaPress mëson se personat në fjalë nuk janë të njohur për vendasit në Mitrovisë të Veriut dhe se disa prej tyre në fanellat e tyre mbanin simbolin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë, shkronjën “Z”.