Në Bruksel, sot është zhvilluar raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë, mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësit Josep Borrell dhe vartësit të tij, Miroslav Lajçak.
Nga ky takim nuk u arrit asgjë, pasi, siç tha Borrelli, Kurti refuzoi një propozim. Njëjtë u shpreh edhe Vuçiqi, raporton Klankosova.tv.
Megjithatë, Kurti tha se në takim nuk u prezantua asnjë plan përpos një propozimi që thotë se ai e prezantoi.
Ndonëse Vuçiqi e kishte prezantuar sot një plan, ai, sipas Kurtit, është i vjetër.
Ky është propozimi i Vuçiqit për normalizim të raporteve me Kosovën, i cili, në bazë të nenit dy, duket të jetë i vjetër së paku 6 muaj, siç theksoi edhe Kurti:Opsioni A1 – Së pari Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe (tutje, ASK) e më pas diskutime tjera
Plani për zbatimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës
Palët pajtohen që procesi i zbatimit të normalizimit të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës duhet përshpejtuar përmes hapave të paraqitur në këtë Plan, në atë formë dhe përbrenda kohëzgjatjes së paraparë nga Nenet në vijim.Palët pajtohen se deri në fund të marsit 2023, Ekipi Menaxhues në Dialogun e Lehtësuar nga BE-ja (siç janë pajtuar palët në kontekst të zbatimit të Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Rregullimin e Raporteve dhe të caktuar nga Qeveria e Kosovës) do të prezantojë Draft-Statutin e parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, i cili do të ofrojë nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, pas së cilit Palët menjëherë do t’i nisin negocitatat për Statutin, me lehtësimin e BE-së.Palët pajtohen se brenda 90 ditëve nga prezantimi i Draft-Statutit të Parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të finalizojnë negociatat në dokumentin respektiv. Pas kësaj, Kosova do të adoptojë Rregulloren dhe të gjitha dokumentet e nevojshme të cilat do të mundësojnë qëndrueshmërinë ligjore të Statutit, në atë formë siç është paraparë nga Marrëveshjet të cilave u referohet Neni 4 në këtë Plan.Deri në fund të tetorit 2023, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë do të përfundojë, në pajtim me të gjitha dispozitat e Marrëveshjeve në vijim që janë arritur përbrenda Dialogut në lidhje me çështjen respektive:Marrëveshja e Parë e Parimeve për Rregullimin e Normalizimt të Marrëdhënieve (2013),Plani i Zbatimit të Marrëveshjes së Parë (2013)Fushëveprimtaria dhe Mandati i Ekipit Menaxhues për Zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe (2013) dheAsociacioni/Komuniteti i komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore (2015).Pas themelimit formal të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Palët menjëherë do të përkushtohen në diskutime për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizim të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.