Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se cilat janë disa nga projektet që do të përfshihen në buxhetin e miratuar për vitin 2024, që është rreth 124 milionë euro:
1. Mbi 6 milionë euro për transportin publik, duke përfshirë blerjen e 30 autobusëve të rinj.
2. Afërsisht 5 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar.
3. Mbi 4 milionë euro për ndërtimin e nenkalimit në rrugën “Agim Ramadani”.
4. Mbi 4 milionë euro për ndërtimin e ishullit urban që lidh lagjen Arberia me Pallatin e Rinisë.
5. Mbi 7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të Rrugës Jim Xhema (fazat e tjera).
6. Mbi 2 milionë euro për përfundimin e ndërtimit të Unazës Qendër, nga Rokuzina deri tek Rrethi i Lakrishtes.
7. Mbi 2 milionë euro investime në rivitalizimin e Tulltores.
8. Mbi 2 milionë euro kontribut direkt i Kryeqytetit në ndërtimin e Sallës Koncertale dhe galerisë së arteve.
9. Rreth 4 milionë euro për fillimin e ndërtimit të Arenës Multifunksionale të Sportit dhe Qendrës Olimpike në Bernicë.
10. Mbi 1 milionë euro për ndërtimin e Thertores së Kryeqytetit.
11. Rreth 5 milionë euro subvencione për kategori të ndryshme të shoqërisë, si Bujqësia, Shëndetësia, Kultura, Arsimit, dhe Sporti.
12. Rreth 4 milionë euro investime për vazhdimin e ndërtimit të Shkollave dhe Kopshteve në Prishtinë.
13. 1.5 milionë euro për fillimin e ndërtimit të Spitalit të Kryeqytetit.
14. Fillimi i ndërtimit të Bulevardit “George Bush”.
15. Investime në shumë rrugë në zona rurale.
“Kjo punë është bërë me qëllim që të përgatitet një buxhet i balancuar që adreson nevojat e qytetarëve dhe është në përputhshmëri me platformën që kemi prezantuar në vazhdimësi”, ka shkruar ai.