Në mbledhjen e Asamblesë komunale është votuar buxheti për Prishtinën për vitin 2024.
Buxheti i kryeqytetit vitin e ardhshëm do të jetë 123 milionë e 700 mijë euro, raporton indeksonline.
Ky do të jetë edhe buxheti më i madh ndonjëherë për kryeqytetin.
Buxheti do t’i shërbejë Komunës për te vazhduar projektet që janë paraparë të vijojnë edhe në vitin 2024, si dhe për projekte të reja.