Pamje nga takimi i Kurtit me diplomatët evropianë (VIDEO)

Ka filluar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke filluar nga ora 9:00.

Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *