Luana Vjollca sjell imazhe provokuese nga pushimet në Mykonos

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana vjollca krahas angazhimeve me projekte të reja, verën e ka shfrytëzuar edhe për të shijuar disa ditë pushimesh. 

Bukuroshja bionde zgjodhi Mykonos në Greqi si një nga destinacionet dhe nga atje ka vazhduar të sjell imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Luana ka pozuar me një veshje ngjyrë rozë, bluzë me dekolte të hapur dhe pantallona të gjerë.

Pamje e saj joshëse u kompletua edhe nga aksesorët e arit dhe makijazhi i lehtë, ndërsa flokët i la të valëzuara.

Ajo dukej e mahnitshme, teksa natyrisht vëmendje morën linjat e saj të formësuara të trupit.

Pushimet e saj në Greqi me sa duket bën bujë edhe në mediat atje, pasi në mbishkrim Luana nuk ka hezituar t’i falënderoj.

Përshëndetje për të gjitha mediat greke që kanë shkruar për mua këto ditë”, ka shkruar Luana në mbishkrim.

Ndërkohë, prezantuesja tashmë me sezonin e ri televiziv ka nisur projektin e ri të formatit “Love Island”, që është i pari i këtij lloj në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *