Për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Siç raporton REL, Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka njoftuar se takimi i diplomatëve evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, me Vuçiqin ka mbaruar, ndërsa në zhvillim e sipër është takimi i tyre me Kurtin.
Takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.