Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:50 në fshatin Vinarc, në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, më autorizim të prokurorit hetuesit policor kanë nisur procedurat e ekzaminimit.
“Mbrëmë rreth orës 23:50, është raportuar se në fshatin Vinarc të Mitrovicës, një veturë është kapluar nga zjarri. Me autorizim të prokurorit, hetuesit policorë kanë nisur procedurat e ekzaminit”, ka thënë Zahiti.