Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se sot në Bruksel, Kosova ecë në një teren krejtësisht të panjohur.
Ajo tha se kjo është i qasjes së papërgjegjshme së kryeministrit, Albin Kurti dhe sipas saj, ai duhet të ndryshojë qasje pasi Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij.
“Si rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë. Sot, Kryeministri duhet të sillet përgjegjshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq sot do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.
BE ka njoftuar se Borrell dhe emisari Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, të cilët do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.
“Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Më pas Borrll do të ketë një konferencë të përbashkët për media.
Ndryshe, Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës.
Pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, s’janë mbajtur takime të nivelit të lartë, përveç atyre të nivelit teknik.