Reperi i njohur, Fero prej javësh ka marr vëmendje të madhe, pasi ai njoftoi se po largohej nga muzika dhe se po përkushtohej ndaj fesë islame.
Çdo postim i tij tashmë lidhet me fenë, ndërsa kjo ka bërë që të zgjohet kurreshtja për raportin që ai ka me ish-gruan e tij Arbenita Ismajli.
Dyshja u tha se u ndan dhe kanë nisur procedurat e divorcit pas akuzave të modeles se ai e kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Por, pas deklaratave të fundit të reperit se ai po bëhet praktikues i fesë myslimane, u ngjallën thashethemet se ai dyshja janë ritakuar dhe mund të kishte një ribashkim të tyre.
Mirëpo në një postim të fundit të Feros në llogarinë e tij në Instagram, reperi tha se ai tashmë nuk ka asnjë lidhje me modelen.
Tutje ai shtoi se secili ka jetën e tyre dhe se kanë respekt të ndërsjellët pasi edhe janë prindër të një vajze.
“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar Fero në postim.