Njerku e dhunoi 20-vjeçaren nga Gjakova, ja si veproi ajo

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për një rast të dhunimit që u denoncua nga një 20-vjeçare, e cila ka raportuar se është dhunuar nga njerku, bashkëshorti i nënës së saj.

20-vjeçarja ka rrëfyer në Polici se është dhunuar në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i nënës së saj, sa herë që ajo ka shkuar ta vizitojë atë në shtëpinë e tyre në rrugën ‘Dëshmorët e Dujakës’.

Rasti i fundit, dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh, çka e shtyri vajzën që ta denoncojë gjithë tmerrin që po pretendon se e ka përjetuar.

Si rezultat i denoncimit, Sinjali mëson se Policia është vënë menjëherë në lëvizje për ta arrestuar të dyshuari dhe i njëjti është paraqitur pas disa ditësh në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit.

Lidhur me rastin “Dhunim” i ndodhur me datë 10.07.2022, sot i dyshuari është paraqitur në polici dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, lirohet dhe rasti mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *