Shefja e GP-së së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, është pyetur në Pressing në T7 nëse ka ndryshuar raporti i saj me kryeministrin Kurti dhe Vetëvendosjen në përgjithësi, pasi në publik rrodhën audio-incizimet të bisedës së saj me Slavko Simic.
Mimoza Kusari-Lila, tha se raporti i saj me Albin Kurtin dhe Grupin Parlamentar të VV-së, nuk ka ndryshuar dhe sipas saj ka pasur mbështetje, sepse pohon se audioincizimet kanë pasur më shumë “propagandë sesa përmbajtje”.
“Jo në fakt kjo e ka tregu e para vetbesimin e tyre, unë personalisht jam ndje e mbështetur dhe jam ndje që vendimi im para 6 viteve me VV-në e ka pas një kuptim që rrugëtimi im është tregu në besim të ndërsjellë. Nuk ka pas asnjë dyshim, që unë e kam vërejt te dikush të GP. Asnjë ska thënë që mundet me pas raport tjetër, ka pas raport tepër të unifikuar. E ka kriju unitetin brenda grupit se ajo që ka ndodh është pa që dëshiron të na ndajë sesa që t’i tregohet diçka opinionit”, u shpreh ajo në Pressing, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, specifikisht e pyetur nëse kanë ndryshuar raportet e saj me kryeministrin Kurti, ajo tha:
“Nuk ka ndryshu, siç e keni pa edhe në korrik dhe takimet pasuese ka vazhdu me koordinim të plotë dhe natyrisht me diskutim edhe me Grupin Parlamentar”.
Ajo tha se pas këtij audioincizimi ka marrë kërcënime “si rrjedhojë e manipulimit me interpretimin”.
Ajo tha se “incizimet janë jo të plota”.