Rama: E kemi dizajnu unazën 350 milionëshe të kryeqytetit, ministri i Financave s’po e jep firmën, i duket shumë e madhe

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se e kanë kryer dizejnimin e unazës së kryeqytetit.

Rama tha në Frontal në T7 se ky projekt 350 milionë eurosh i duhet Prishtinës dhe se tash e katër muaj po e presin një nënshkrim nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

“E kemi përfundu dizajnin e unazës së kryeqytetit. Jemi në pritje të një nënshkrimi qe katër muaj prej ministrit të Financave për me leju me vazhdu në pjesën tjetër. Është një projekt madhor i kryeqytetit i cili është mëse i nevojshëm”, tha Rama.

“Na vyen një firmë e ministrit të Financave, për fat të keq. Nuk po e jep për momentin”, tha Rama.

I pyetur se pse Murati nuk po nënshkruan, Rama tha se “ministrit i duket shumë e madhe” paratë që parashihen të investohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *