Flet avokati i Familjes Fazliu – Për bastisjen nga Eulex

Avokati i familjes Fazliu, e ka quajtur të kotë dhe të panevojshme bastisjen që po ndodh në shtëpinë e heronjëve kombëtar, Bahri dhe Fahri Fazliut. Qerkini tha se ende nuk dihet arsyeja e bastisjes, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara. Sipas Çerkinit, Gjykata duhet të jetë më e kujdesëshme në lëshimin e urdhrave për bastisje, sepse, sic tha ai, është cenim i privatsisë.

Video: “Dhomat e specializuara, sot kanw realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjëve kombëtar Bahri dhe Fahri Fazliu. Me ç’rast janë munduar që kinse të sekuestrojnë prova të cilat atyre ju nevojiten për procedurat e metutjeshme, mirëpo unë jam shumë i bindur se ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe për të gjithë ata. Konsideroj se Gjykata duhet të jetë më kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje, sepse cenohet privatesia, në anën tjetër sicc ndodhi me rastin më konkret, nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë për proceduren penale dhe për procedurat të cilat janë në rrjedhë e sipër pranë Dhomave të Specializuara”, tha Çerkini.

Mes tjerash, Çerkini tha se nuk kanë kërkuar asgjë specifike, përvec se ata i kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, e që sipas tij, nuk ka pas nevojë fare që te bastiset shtëpija për të ardhë deri te ato dokumente, sepse janë dokumente publike.

Video: “Rasti nuk është bërë i ditur, vetem është thënë se për nevojat e procedurave të cilat janë duke u zhvilluar pranë dhomave të specializuara, ndërsa detajet të metutjeme në lidhje me këtë nuk kanë dhënë…Nuk kanë kërkusr asgjë specifike, ata i kanë marrë disa dokumente të cilat janë publike, realisht nuk ka pas nevojë fare që te bastiset shtëpija për të ardhë deri te ato dokumente, sepse janë dokumente publike. Ato dokumente kanë mundur të arrihen me një kërkim të thjeshtë në institucionet publike. Trajtimi nga ata ka qenë korrekt, mirëpo me mënyrën e bastisjes kemi shumë vërejtje, sepse me bastisje cenohet privatesia”, tha Çerkini. Ndërsa, në lidhje me atë cfarë është bastisur avokati Cerkini tha se nuk mund të bëhën publike.

Video: “Është një, një rregullore e cila nuk na lejonë që në këtë fazë të procedurës të jepen detaje në lidhje më hetimin”, tha ai. Kujtojmë se, bastisja ka filluar në orën 07:00 të mengjesit nga pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *