Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj në një konferencë për medie tha se ndonëse është dyfishuar buxheti për shëndetësinë, problemet kanë mbetur të njëjta madje po shtohen dita ditës, raporton Ekonomia Online.
Ai ka përmendur problemet që sipas tij, po e përcjellin sistemin shëndetësor siç janë ikja e mjekëve, mungesa e barnave e lista e gjatë e pritjes.
“Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra. Ikja e personelit profesional shëndetësore; Lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, 365 ditë të vitit; Lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspektin diagnostik dhe terapeutik. Si p.sh në Ortopedi ka pacient që për protezë të gjurit presin deri në 4 vite dhe shërbimet e emergjente si Stroke Center nga 24 h funksionale vetëm 4 h. Nga ora 13 çdo ditë të rregullte punë rrezikon që periudha e intervenimit efikas prej 4 h të humbet”.
Ai ka shtuar se shëndetësia duhet të jetë prioritete duke thënë se jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa ëme shëndetësore.
“Shëndetësia prioritet (buxhet dhe mbështetje); Kompetentët në vendimmarrje; Kompetencë dhe përgjegjësi për menxheret në secilin nivel; Politika të jetë mbështesë e jo të pengoj me vendime politike dhe nominime të të dëgjueshmëve dhe të padëshmuarve; Të bëhet ndarje strikte mes shërbimit shtetëror shëndetësor dhe atij privat; shëndetësore dhe të largohen eksperimentet dhe improvizimet”.
“Qëllimi i kësaj konference është ftese për mediat, shoqërinë civile, partitë politike në pozitë dhe opozitë, intelektualet dhe strukturat tjera vendore me influence qe te mos heshtin, të mos rrinë duar kryq, por te mobilizohen dhe të kërkohet veprim”.
Fjalimi i plotë:
Shëndetësia sot me buxhet të dyfishuar vazhdon me probleme të njëjta dhe të cilat po shtohen dita ditës. Thuajse nuk ka ditë që nuk jemi ne medie për probleme, dështime e skandale, nga më të ndryshmet.
Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra.
- Ikja e personelit profesional shëndetësore;
- Lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, 365 ditë të vitit;
- Lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspektin diagnostik dhe terapeutik. Si p,sh në Ortopedi ka pacient që për protezë të gjurit presin deri në 4 vite;
- Shërbimet e emergjente si Stroke Center nga 24 h funksionale vetëm 4 h. Nga ora 13 çdo ditë të rregullte punë rrezikon që periudha e intervenimit efikas prej 4 h të humbet.
Tre ligje madhore, që janë shtylla e shëndetësisë, të premtuara ne agjendën legjislative nga viti 2021 ende askund:
- Ligji për shëndetësi (qe dy vite zhagitet në agjendën legjislative te Kuvendit),
- Ligji për Ëmet shëndetësore askund madje as forma si të bëhen nuk është ne vizion,
- Ligji për Ëmet sociale njëjtë (ëmet shëndetësore, ëmet jetësore, pensionale, invalidore, pensionet e parakohshme) ende nuk kemi një formë të prezantuar; a do të jetë gjenerata për gjenerate apo ndonjë forme tjetër.
- Jemi shteti i vetëm në rajon dhe Evropë pa ëme shëndetësore.
Shëndetësia është keq. Intervenimet duhet të jenë urgjente dhe të drejta.
Qëllimi i kësaj konference është ftese për mediat, shoqërinë civile, partitë politike në pozitë dhe opozitë, intelektualet dhe strukturat tjera vendore me influence qe te mos heshtin, të mos rrinë duar kryq, por te mobilizohen dhe të kërkohet veprim.
Ky shtet është i joni.
Nga kjo situate ka dalje. Urgjent duhet:
- Shëndetësia prioritet (buxhet dhe mbështetje);
- Kompetentet ne vendimmarrje;
- Kompetencë dhe përgjegjësi për menxheret në secilin nivel;
- Politika të jetë mbështesë e jo të pengoj me vendime politike dhe nominime të të dëgjueshmëve dhe të padëshmuarve;
- Të bëhet ndarje strikte mes shërbimit shtetëror shëndetësor dhe atij privat;
- Ëmet shëndetësore.
- Te largohen eksperimentet dhe improvizimet.
Ju përkujtoj se shëndetësia është shkence, nuk është politike, ka hierarki te definuar profesionale, arsimore dhe përgjegjësi bazuar ne thirrje.
Mjaft me eksperimente të padëshmuara në shëndetësi. Eksperimentet e pa dëshmuara janë avanture, që çdo herë rezulton me dështim.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se këto mjete do të shërbejnë për shërbime më të mira nga ekspertët balistik e konfiskimin e armëve ilegale, duke shtuar se do të ketë ndihim në parandalimin e krimit.
Ai madje garantoni se këto pajisje do të përdore me përgjegjësi dhe do të ndiqen praktikat më të mira.
“Kjo ndikon në konfiskimin e armëve ilegale. Deri më sot Agjencitë dhe institucionet kanë treguar dhe dëshmuar që jemi shumë serioz. Analiza barisike është pjesë e rëndësishme për ta parandaluar krimin. Ne nga Ministria shprehim gatishmërinë për ta bërë vendin tonë më të sigurt, rajonin, Bashkimin Evropian dhe më gjerë”.
“… këto pajisje do të fuqizojnë ekspertët balistik, dua të theksoj përdorimin e përgjegjshëm të këtyre pajisjeve, për të ndjekur praktikat më të mira”.