Poni pendohet për ndërhyrjet në fytyrë, i bën thirrje vajzave: Si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi…

Ndërhyrjet estetike janë bërë një trend në ditët e sotme. Një ndër personazhet publike që pranon ndërhyrjet dhe që është penduar, është këngëtarja Poni.

Përmes një postimi në Instagram, Poni shprehet se është penduar që ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj.

Ajo ka publikuar disa foto dhe shkruan se i vetmi ndryshim në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat. Këngëtarja i bën thirrje vajzave që të mos i nënshtrohen ndërhyrjeve pasi do pendohen.

“Foto 1 unë 18 vjeç maturë. Foto 2 im bir 10 vjeç ( përpara dy vjetësh ). Kur më pyesin ku e ke bërë hundën, dëshmi në foton e vjetër, që e kemi bio. Njeriu dhe gabon një herë në jetë si unë me vetullat dhe volumin e buzës, por kur e pash që nuk më shkonin u mundova t’i kthej si dikur, por kuptohet, si t’i ka bërë nëna dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotësisht. Gjithsesi ky status të shërbejë për gjithë vajzat e reja, të mendojnë shumë mirë ndryshimet në fytyrë dhe të jenë të sigurta, kur duan të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre. Jo sepse është trend, moda ikën dhe vjen. Kurse tiparet janë ato që kemi trashëguar dhe trashëgojmë te fëmijët tanë. Tre gjenerata 1)2)3”, shkruan Poni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *