Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Istog, ku vetura ka goditur këmbësoren të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Siç bën të ditur policia, vajza në fjalë ka pranuar trajtim mjekësor dhe është liruar për në shtëpi, por një ditë më pas ka vdekur në shtëpinë e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Njoftimi i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Istog 11.07.2022 – 21:35. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e cila pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Më datë 12.07.2022 raportohet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.