EKSKLUZIVE| Ky është i arrestuari për vrasjen në Podujevë – tjetri në arrati

Është arrestuar një person i dyshuar për vrasjen që ndodhi ditën e hënë në Podujevë, ku në vendin e ngjarjes mbeti e plagosur edhe një grua.

Gazeta Neutral mëson se i arrestuari i dyshuar për kryerjen e vrasjes është Arsim Syla, kurse një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj konfirmoi për Telegrafin se kanë lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një personi të dyshuar, n╒ rastin e vrasjes së rëndë në Podujevë”, deklaroi ajo.

Ndërsa, nga Policia kanë konfirmuar se kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku edhe kanë sekuestruar disa armë e municion.

“Po ashtu lidhur me rastin njësitë policore të shoqëruara nga prokurori kujdestar gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të arrestuar kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me katër karikatorë dhe gjashtëdhjetë e dy (62) fishekë, një pushkë gjuetie me dylbi, njëzet fishekë (20), dy antiplumba dhe një veturë me targa të huaja. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”, ka njoftuar Policia.

Ndryshe, një 30 vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur të hënën në mesditë në Podujevë.

Rastin tragjik e ka konfirmuar Policia e Kosovës, gjersa motivet e rastit ende nuk dihen.

“Rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka njoftuar të hënën zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Viktima Valmir Breznica i njohur me nofkën “Dhia” ishte 30 vjeçar dhe i njëjti derisa ishte bashkë me gruan dhe djalin në një market në Podujevë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga një person i moshës së mitur.

Ndërkaq, në momentin e të shtënave ndaj çiftit prezent kishte qenë edhe një fëmijë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

/Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *