EKSKLUZIVE| Gruaja e të vrarit në Podujevë është në rrezik për jetë, flasin nga QKUK

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Podujevë, ku në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është e plagosur.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK, Avdush Bajgora, tha për gazetën Neutral se e plagosura në Podujevë është në rrezik për jetë, shkruan gazeta Neutral.

“Pacientja për momentin është në intervenim kirurgjikal dhe pritet që së shpejti të dalë nga salla. Për vetëfaktin që i është nënshtruar intervenimit kriurgjikal nënkupton që është në rrezik për jetën”, shtoi Bajgora.

/Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *