Vuçiq: Serbia është vend sovran ndërsa Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë

Presidenti serb në konferencë për media në samitin e sotëm Brdo-Brioni, pas seancës plenare në Shkup, ka komentuar deklaratën e Kurtit se është e pamundur të ndahet Serbia nga Rusia pa “kamxhik”, dhe ka theksuar se Serbia vendos vetë për vendosjen e sanksioneve ndaj kujtdo.

Ai ka pretenduar se “është interesante për të që kryeministri i Kosovës Albin Kurti mendon se ka të drejtë të kërkojë nga një palë e tretë që të përdorë kamxhikun kundër kujtdo dhe ka theksuar se dallimi mes Serbisë dhe Kosovës është se Serbia është shtet sovran, ndërsa Kosova nuk do të jetë kurrë”.

“Është interesante për mua se si disa njerëz mendojnë se është e mundur që ata të kenë të drejtë të kërkojnë nga të tretët të përdorin kamxhikun kundër kujtdo, kundër një shteti sovran. Meqenëse ai është kaq i fuqishëm dhe kaq i fortë dhe dëshiron të përcaktojë fatin e të gjitha kombet e Evropës, nuk e di përse nuk e përdor atë kamxhik dhe të tregoj se si do të sillet me këdo”, ka tentuar Vuçiq të jetë ironik.

Ai gjithashtu pretendon se “është e turpshme që dikush që e konsideron veten lider të përdor një fjalor të tillë”.

“Ne vendosim vetë për sanksionet, dhe këtu dallojmë nga Prishtina. Dhe kjo nuk ka të bëjë me Rusinë apo Ukrainën, por me sovranitetin. Serbia është një vend sovran, gjë që ata “nuk janë” dhe “nuk do të jenë kurrë”, ka përfunduar Vuçiq. /Paparaci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *