Në seancën e posaçme të Kuvendit të Shqipërisë, deputetët votuan shkarkimin dhe emërimin e ministrave.
Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë që Ervin Mete i emëruar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Financave sot është shkarkuar si drejtor i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe brenda pak ditësh pritet që emri i tij të shkojë për dekretim në Presidencë dhe më pas të miratohet nga parlamenti.
Votimi:
Votimi për shkarkimin e Olta Xhaçkës si ministre e Mbrojtjes, 95 pro shkarkimit, 1 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për shkarkimin e Ogerta Manastirliut si ministre e Shëndetësisë, u votua me 110 pro, asnjë abstenim, asnjë kundër.
Dekreti për shkarkimin e Evis Kushit si ministre e Arsimit me 99 pro, 1 abstenim, 3 kundër
Dekreti për shkarkimin e Frida Krifcës si ministre e Bujqësisë me 107 vota pro, asnjë abstenim, asnjë kundër.
Dekreti për shkarkimin e Edona Bilalit si ministre e Sipërmarrjes me 102 vota pro, 4 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për shkarkimin e Milva Ikonomit si ministre Shteti me 98 pro, 2 abstenim, 2 kundër.
Dekreti për emërimin e Arbian Maznikut si ministër Shteti për Pushtetin Vendor mori 73 vota pro, 35 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për emërimin e Albana Koçiut si ministre Shëndetësie mori 73 vota pro, 1 abstenim, 32 kundër.
Dekreti për emërimin e Igli Hasanit si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro, 33 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për emërimin e Ogerta Manastirliut si ministre e Arsimit mori 72 pro, 38 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për emërimin e Anila Denajt si ministre e Bujqësisë, 73 vota pro, 27 kundër, asnjë abstenim.
Dekreti për lirimin e Ervin Metes si drejtor i AMF-së, mori 95 pro, 1 abstenim.
Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen tek Presidenti i Republikës.