Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Podujevë, ku në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, raporton Gazeta Neutral.
Lajmin tashmë e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur.
Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”