Një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri, sot në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur. Aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.”