Mediumet serbe e quajnë Agim Ramadanin komandant të organizatës terroriste
Mediumet serbe assesi nuk po pajtohen me veprimin e sulmuesit Mirlind Daku, i cili pasi shënoi gol për Shqipërinë në ndeshjen kundër Polonisë, e hoqi fanellën dhe zbuloi tatuazhin “Katana 138” kushtuar komandantit Agim Ramadani.
Madje, serbet kanë kërkuar edhe dënimin e Dakur nga UEFA për veprimin e tij, ndërsa Ramadanit i janë drejtuar si komandant i UÇK-së, të cilën e kanë quajtur organizatë terroriste.
“Daku u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës, ku me këtë rast zbuloi tatuazhin e tij në shpinë.
Në pyetje ishte figura e të ndjerit Agim Ramadani Katana, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës famëkeqe dhe terroriste, e cila luftoi për shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë. Në tatuazhin e tij shkruante Katana 138”, ka shkruar e përditshmja serbe “Blic”.
Ky medium ka shkuar edhe më larg, duke thënë se Daku është futbollist i lindur në Serbi, saktësisht Gjilan dhe së fundmi ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FDNEVNIK.hr%2Fposts%2Fpfbid06B7JdybyhAdc1F7ELhW9hcAh13gXrpvL1NxzeMRAZn5Vn47ktmeHmhDjKVscdmbhl&show_text=true&width=500