Emmerson e sfidoi sot Abrahamsin rreth organizimit të UÇK-së dhe ndalimit të dy gazetarëve serbë të Tanjugut në vitin 1998

Për dy orë sot ka dhënë dëshmi sërish në gjykimin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fred Abrahams nga Human Rights Watch. Ai u mor sërish nga pyetje nga Gregory Kehoe, avokat i ish presidentit, Hashim Thaçi dhe Ben Emmerson, avokat i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Avokati Emmerson, i cili për dy ditë kishte nxjerrë në pah nga Abvrahms pasaktësi të mëdha nga raportet e HRË për UÇK-në, por edhe refernca nga shteti dhe mediat serbe që kjo organizatë kishte përdorur, sot është ndalë më shumë në tema të përgjithshme që përshkruanin organizimin e UÇK-së.
Emmerson foli për komundikatat dhe qendrimet e UÇK-së në ato dhe e ndërlidhi këtë me “operacionet psikologjik” që njihen në ushtri si njesi që ndihmojnë në propgandë dhe kryesisht kanë qëllim ta portretojnë një gjë ndryshe, në funksion të motivimit dhe nxitjes së reagimeve nga palët e tjera.

Emmerson: E kemi diskutuar se në rajonin e Dukagjinit ishte themeluar njesi për luftën kimike dhe biologjike, dhe ajo për anti-tanke, por ato ishin emerime boshe?

Abrahmas: Nuk e di për këtë, nuk e di se kanë ekzistuar në të vertetë

Emmerson: Por, a jeni dakord se keto emra ishin dhënë për të krijuar përshtypje se UÇK ishte e organizuar?

Abrahmas: Po kështu është, në përgjithësi perpiqej ta paraqiste veten si forcë e ligjshme që luftonte për pavarësinë e Kosovës

Emmerson: Po fillojmë me drejtorinë juridike të UÇK, a do të çuditeshit se nuk ka ekzsistuar? Pra mund të ishte e saktë dhe e pasaktë, pavarësisht bisedes me Limajn?

Abrahams: Unë besoj se ka qenë drejtor i drejtorisë ligjore

Emmerson: Po ju thatë i drejtësisë, a eshte kjo e përputhshme me ato operacione psikologjike, ata e kanë thënë se kanë patur një drejtori të tillë?

Abrahmas: Nëse e kanë thënë e nuk ka ekzistuar, një nga shpejgimet është se mund të ketë qenë një operacion psikologjik.

Emmerson: Pra synohej të jepte përshtypje se UÇK ishte më e organizuar.

Abhrams: Po, keshtu.

Emmerson: A je dakord se kjo ishte për të treguar se ky ishte nje armik me i vërtetë, dhe për t’i thënë NATO-s se ky ishte një grup i organizuar dhe se duhet mbeshtetur me pajsije?

Abrahams: Sigurisht sigurimi i mbeshtetjes nga fuqite e huja ishte objektiv i UÇK-së

Më pas Emmerson është ndalë edhe tek ndalimi i dy gazetarëve serbë në vitin 1998, e për njerin prej të cilëve dyshohej se ishte i përfshirë në anën e frocave serbe në kohnë e luftës në Ukrainë. Por Emmerson e pyetir Abrahamsin se nga e vërtetuan ata se këtyre dy gazetarëve të Tanjug nuk iu ishte bërë gjyq i drejtë, se ju kishte mohuar mbrojtja, ashtu sic e kishin shkruar edhe në raportet e tyre.

Emmerson: Nëse ju nuk e dini a hoqen dorë nga avokati, a bojktuan, si mund të dilni në perfundim se procesin nuk perputhej me standardet?

Abrahams: Perfundimet tonat mbeshtetshin nga ata që na thanë këta dy persona, ata nuk thanë që kishin hequr dorë për perfaqësim ligjor, as nuk thanë qeëishin akuzuar për krime gjetke

Emmerson: Duke mos bërë një hetim të mirë të duhur dhe fakteve themelore si dolet ju me perfundim se ka pasur parregullësi dhe të thonit që duhet liruar menjëherë, si dolet pa patur fakte?

Në qofte se mund të kenë qenë spiunë, sic pretendohej, a nuk mendon se është e drejtë të ndalohen, a është krejt e ligjshme të ndalohen?

Abrahams: Nëse mendohej se po bënin punë spiunazhi, mund të ishte e ligjshme.

Fred Abrahams ishte dëshmitari i 22-të i paraqitur që nga prilli I këtij viti në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së. Sot do të paraqitet dëshmitari i 23-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *