Një person me inicialet A.K. është arrestuar nën dyshimin për kontrabandim me migrantë dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar.
Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka arrestuar sot një (1) person me inicialet A.K. Prokuroria Speciale njofton se A.K është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’, nga neni 164 dhe veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( “KPRK”). Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.