Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me shkallë 6.8 Rihter në Marok është rritur. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 2122.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit nën rrënoja.
Raportohet se në fshatin Tafeghaghte, konfirmohet se kanë vdekur 90 persona dhe shumë të tjerë janë nën rrënoja.
Por shpresa për të gjetur më shumë të mbijetuar në këtë fshat po zbehet, duke pasur parasysh shembjen katastrofike të ndërtesave që nuk janë ndërtuar për t’i bërë ballë një tërmeti të tillë.