Haradinaj bënë homazhe tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpartiak kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore “Kosova kujton” në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA, transmeton gazeta Neutral..

Nga aty, Haradinaj tha se populli i Kosovën vazhdon të qëndrojë përkrah ShBA-së.

“Populli i Kosovës, të zgjedhur dhe institucionet e Kosovës dhe shqiptarët kudo që jemi bashkëndjejmë me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste në tokën amerikane në një tokë që e mbrojti lirinë tonë e demokracinë në krejt botën”.

“Në këtë ditë vazhdojmë të qëndrojmë përjetë me Amerikën”, tha Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kosova kujton!

Populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane, një tokë që mbrojti lirinë tonë.

Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan.

Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë./Gazeta Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *