Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nga fshati Bresje të Fushë Kosovës, pasi që e njëjta kishte kanosur një grua tjetër, menaxhere në një pompë derivatesh.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 07:40, ndërkaq e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një pagesë, në shenjë revolte ka kanosur me vrasje viktimën femër kosovare menaxhere në një pompë derivatesh.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.