Do të mbyllet përkohësisht Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Mati 1.
Nga Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, kanë bërë të ditur se arsyeja është renovimet.
Ata u kanë thënë qytetarëve që të vizitohen në QMF-të më të afërta.
“NJOFTIM. Të nderuar banorë të lagjes MATI ju njoftojmë se që nga data 11.09.2023 fillojnë renovimet në QMF-MATI-1.
Prandaj, luteni në mirëkuptim që për marrjen e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës.
Ju faleminderit në mirëkuptim- stafi QMF-MATI-1. “, thuhet në njoftim.