Shoqata “Miqtë e Amerikës” në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA, ka vendosur lule dhe kanë ndezur e qirinj te obelisku 9/11, para Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, tha për Ekonomia Online se si vend i dal nga lufta, e përjetoi më shumë sulmin e 11 shtatorit.
“Po ishte ngjarje e rëndë, ishte viti 2001 dhe ne veçse kishim dalë prej luftës dhe nga ajo luftë kishim shumë vrasje, shumë persekutime”.
“E kishim masakrën e Mejës e Izbicës, Rezallës e familjes Jashari. Në këtë formë e përjetuam shpirtin e amerikanëve”, tha Rexhepi.
Gjatë ditës ata kanë edhe një varg aktivitetesh:
08:00 – Zjarrfikësit e Prishtinës i ndezin sinjalizimet e rotacionet për 5 minuta.
08:30 – Larja e platesë te shtatorja e Presidentit Bill Clinton
09:00 – Vendosja e një flamuri të ri amerikan te shtatorja nga zjarrfikësit e Prishtinës
10:55 – Në të gjitha komunat e Kosovës, zjarrfikësit do t’i ndezin sinjalizimet me qëllim të respektimit të viktimave 9/11
11:00 – Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëmshtizë flamurin amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton
11:05 – Vendosja e kurorës me lule dhe ndezja e qirinjve para emrave të viktimave të sulmit terrorist 9/11.
11:10 – Vizitë në ekspozitën me fotografi nga sulmi në SHBA e fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, që lidhen me 9/11.
11:15 – Prononcim para gazetarëve.