Reperi i njohur, Mozzik përveç me karrierën e tij të suksesshme në muzikë është mjaft i komentuar edhe për jetën e tij private.
Lidhja e tij e gjatë me reperen Loredana vazhdon të komentohet, ndonëse kjo e fundit tashmë ka konfirmuar romancën e re me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.
Reperi nga Ferizaj në anën tjetër ka nxitur dyshimet për statusin e tij, herë pas here duke i bërë konfuz fansat.
Përderisa javë më parë tha se është në një lidhje dashurie prej 11 muajsh, së fundmi në një tjetër postim në Instagram u shpreh se aktualisht është beqar.
“Baba beqar”, ka shkruar Mozzik sipër një imazhi nga makina.
Ndërkohë, sa i përket muzikës, reperi ishte mjaft i angazhuar përgjatë sezonit veror me projekte të reja e shumë koncerte.