Lushaku-Sadriu: Familjet e 97 mijë 984 nxënësve ende s’kanë pranuar rimbursim për librat, qeverisje pa vizion

Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se familjet e 97 mijë 984 nxënësve ende s’kanë pranuar rimbursim për librat.

Ajo këtë e ka quajtur si një përvojë vuajtjeje për prindërit, siç u shpreh ajo, me kosto të lartë për shtetin dhe e quajti këtë qeverisje pa vision.

Fundjava mbaroi. Java e tretë e shtatorit fillon nesër. Familjet e 97 984 nxënësve në Kosovë ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat. Shumë të tjerë po përpëliten për t’i gjetur ato. Një përvojë vuajtjeje për prindërit e me kosto të lartë për shtetin. Një qeverisje pa vision, mu si muzgu-nga dita, drejt në terr”, shkroi tutje ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *