Selimi: Çdo serb që guxon të mos i bindet diktatit të Beogradit, arrestohet nga policia sekrete serbe

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas arrestimit të Nikola Radimiroviç, nga Serbia.

Sipas Selimit, arsyeja e arrestimit të Radimiroviçit është se ai nuk i është bindur diktatit të Beogradit për të mos punuar me autoritetet kosovare.

“Nikola Radimiroviç, një nga pak serbët e Kosovës që ende punon me autoritetet aktuale komunale veriore, është arrestuar nga policia sekrete serbe duke kaluar kufirin me të fejuarën e tij”, ka shkruar Selimi në Twitter.Por ky lloj i arrestimeve sipas ish-kryediplomati kosovarë ka për qellmi frikësimin.

“Është një model i njohur për të frikësuar çdo serb që guxon të mos i bindet diktatit të Beogradit”, ka përfunduar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *