Gjithmonë pranë Kombëtares shqiptare, “Plisat” ndezin Tiranën para “betejës” me Poloninë

Shqipëria luan në orën 20.45 një nga sfidat më të rëndësishme të viteve të fundit. Kuqezinjtë presin Poloninë në “Air Albania”, në sfidën mund të rezultojë vendimtare për rrugëtimin kualifikuese në Euro 2024.

Tifozë nga të gjithë trevat shqiptare janë në mbështetje të Kombëtares. Siç shihet në video, “Plisat” e Prishtinës nuk do mungojnë në “Air Albania” dhe do të ndjekin sfidën nga afër.

“Plisat” janë parë gjatë ditës së sotme në kryeqytet, teksa kanë krijuar një atmosferë të kënaqshme. “Rrugës sypatrembur, Plisat po ecin”, – është një pjesë e këngëve të lojtarit të 12-të. Me flamuj, këngë, valle dhe hare, sonte Tirana duket edhe më e bukur kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *