Britanikët pretendojnë se sulmet në aeroportet ruse janë kryer nga territori rus

Sulmet me fluturake pa pilot mbi aeroportet rus thellësi në këtë territor, me siguri po kryhen nga territori rus, kurse “patrullat vullnetare të sigurisë” që federate ruse ka vendosur t’i organizojë do të ndihmojnë pjesshëm në luftën këtyre sulmeve, është bërë e ditur në raportin e inteligjencës britanike.

“Për shkak të rrezes së kufizuar të fluturakeve pa pilot, sulmet në bazat ushtarake janë zhvilluar nga brendësia e Federatës ruse”, thuhet ndër tjera nga britanikët.

Inteligjenca e ministrisë britanike të Mbrojtjes gjithashtu i ka kushtuar rëndësi deklaratave të guvernatori të rajonit Pskovk në Rusi, ku urdhëroi formimin e “patrullave vullnetare të sigurisë” për të parandaluar sulmet e mëtutjeshme në bazën ushtarake Kresy, ku gjenden dy aeroplan IL-76 që janë dëmtuar më 29 gusht.

Rreth 800 persona u regjistruan në skuadrat anti-dronë. Ata do të ndahen në grupe prej 50 personash që do të patrullojnë zona të caktuara kufitare, objekte të rëndësishme infrastrukturore dhe aeroporte.

Zyrtarët britanikë të inteligjencës besojnë se këto patrulla vullnetare ka të ngjarë të veprojnë si një pengesë dhe të ofrojnë njëfarë mbrojtjeje kundër lëshimit të mundshëm të dronëve direkt pranë aeroportit.

Por meqenëse është dëshmuar e vështirë të rrëzohen dronët me armë të vogla, rusët do të kenë ende nevojë për sisteme serioze të mbrojtjes ajrore me radarë dhe pajisje më komplekse për të synuar dhe mbrojtur objektet e tyre.

Shërbimi Informativ i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe thekson gjithashtu se përfshirja e patrullave vullnetare tregon mungesë të personelit të trajnuar për detyra të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *