Rashiq bën thirrje për lirimin e drejtorit komunal të Leposaviqit që u arrestua nga policia serbe

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka hedhur akuza në drejtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për arrestimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherësh djali i Zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Nikolla Radimiroviq nga ana e policisë së Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se Radimiroviq ishte me të fejuarën e tij kur është ndaluar, dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij pasi është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

“Ka ndodhur së pari një ndalesë në pikën kufitare është mbajtur katër orë është marrë në pyetje që e konsiderojnë veten anëtarë të BIA-s. Ai është marrë në pyetje prej atyre organeve që më pas e kanë vendosur në Rashkë, ai është atje edhe sot. Thonë se do të jetë aty deri të hënën, sepse gjykatësi nuk është dispozicion po pritet që ai kur të vijë të hënën të merret me rastin”, ka thënë Rashiq.

“Në aspektin ku duhet të ketë gjyqtarë në detyrë në çdo kohë. Një prej elementeve është ngarkuar ai ka qenë një aktgjykim për kriminel apo kallëxim kriminel, shkelja e rendit kushtetues që është quajtur. Ai ka qenë me të fejuarën ajo ka pasur maltretime të ashpra nga ata persona”, ka thënë Rashiq.

Rashiq, ka përmendur edhe ndalimin e këshilltares së tij, Rada Trajkoviq.

Rashiqi ka thënë se për të gjitha arrestimet, është në dijeni edhe presidenti Vuçiq. Për këtë, ka kërkuar reagim edhe nga faktori ndërkombëtar.

“Në kohën kur ka ndodhur arrestimi i Rada Trajkoviqit e që ka thënë kështu, po e citoj ‘Nuk  e di kush nuk më thirri për shkak të Rada Trajkoviqit, por çfarë i ndodhi asaj, janë procedura normale të arrestimit’. Edhe pse e kanë thirrë diplomatët por nuk ka reaguar. Prandaj kam frikë që nga kjo metodologjia, një udhëheqësi i kësaj metodologjie është bash ai, Vuçiqi. Kjo gjë ndodh vetëm në Kore të Veriut”, u shpreh Rashiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *