Kur shkoi me pushime në Turqi me familjen e saj muajin e kaluar, Kirsty Newton u përkul para presionit të vajzës së saj shtatëvjeçare dhe e lejoi atë të bënte një tatuazh këna. As që mund ta imagjinonte se do të pendohej për atë vendim.
Vajza e saj Matilda pati një reaksion të rëndë alergjik pas një jave.
“Doktori na tha se ndonjëherë përdoret pigment shtesë, veçanërisht jashtë shtetit pasi ligjet nuk janë të njëjta si në Britani të Madhe”, shkroi Newton në Facebook.
Duke qenë se këna mbetet në lëkurë, alergjeni është ende i pranishëm, kështu që vajza ka ende një mbresë në formën e një fluture, të cilën po e trajton me një krem antibiotik dhe mjekët e monitorojnë rregullisht për të parandaluar inflamacionin e mundshëm.
“Vetëm kini kujdes nëse vendosni t’i lini fëmijët të bëjnë tatuazhe me këna”, tha Newton.