Lirohet Shefi i Personelit në Komunën e Prishtinës pasi u arrestua dje nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës

Është liruar sot në procedurë të rregullt Shefi i Personelit në Komunën e Prishtinës, Fadil Aliu-Heretica, pasi u arrestua dje me urdhër të Prokurorit të Shtetit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lirimin e tij e konfirmoi avokati mbrojtës Mahmut Halimi.

Halimi tha se tashmë Fadil Aliu-Heretica është në shtëpi.

“Po, Fadil Aliu është liruar në procedurë të rregullt, është liruar nga mbajtja rreth orës 16:00 dhe tash është në shtëpi”, u shpreh Halimi për Insajderin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *