Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka njoftuar se sot ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët ndodhen në Hagë.
Abdullahu ka thënë se ish-krerët e UÇK-së përfaqësojnë vlera mbi të cilat u ndërtua edhe historia e re e Kosovës.
Ai beson se një ditë drejtësia do të fitojë.
“Sot isha në Hagë për t’i vizituar (Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin) ata që përfaqësojnë vlerat të cilave historia jonë e re ua ka dhënë pëlqimin dhe jam i bindur se askush nuk mund të ua jap asnjëherë ndëshkimin. Përkundrazi heret a vonë drejtësia do të fitoj”, shkroi ai në Facebook.